RTK

RTKLive
7 Maj, 2024

Turne memorial ndërkombëtar për legjendën e kikboksit Besim Kabashin

1 min read

Prishtinë, 4 Dhjetor 2012 – Sot bëhen një vit nga vdekja e kikboksierit legjendar Besim Kabashi. Në shenjë respekti Federata e kikboksit të Kosovës dhe klubi i kikboksit IPON nga Peja do të organizoj turne për një vjetorin e vdekjes së tij. Ky turne do të mbështetet nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Departamenti i Sportit.

Të gjitha përgatitjet janë bërë ndërsa pjesëmarrës do të janë disa shtete si Holanda, Gjermania, Hungaria, Mali i Zi, Shqipëria dhe vendasi Kosova.

“Besoj do të jetë një turne i madh. E kemi menduar dhe jam shumë i gëzuar që po realizojmë një turne për një vjetorin e vdekjes së tij. Shpresojmë vitin e ardhshëm turneun t`a bëjmë edhe më masiv dhe të janë edhe më shumë shtete pjesëmarrëse” theksoi kryetari i Federatës së Kikboksit të Kosovës, z. Fatmir Makolli.

Turneu do të mbahet me 9 Dhjetor në Palestrën “Karagaqi” në Pejë nga ora 17:00. Ky turne do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni publik i Kosovës, RTK.

Kosovaboxing.org
4 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.