RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Thomasz Adamek shënon fitore kundër Jason Estrada

1 min read

Prudential Center, Neward, New Jersey, SHBA –  Ish-kampioni botërorë në kategorinë gjysmë të rënd dhe kruzer, Thomasz Adamek 40-1 (27 KO) ka shënuar fitoren e dytë në kategorinë e rënd. Polaku i lindur në New Jersey shënoi një fitore të rëndësishme ndaj boksierit amerikan Jason Estrada 16-3 (4 KO) me vendim unanim, 115-113, 116-112 dhe 118-110 pas 12-raundeve. Lufta ishte e vlefshme për titullin IBF-Intercontinental.

Adamek i cili debutoi vitin e kaluar në kategorinë e rënd kundër legjendës polake, Andrew Golota duke e mundur me knock-out në raund të 5-të, do të takohet me 24 Prill me mexikanin Chris Arreola. Kjo luftë do të jetë për IBF-eliminator, ku fituesi do ta sfidoj kampionin botërorë të këtij versioni, Wladimir Klitschko.

Adamek është një boksier mjaft cilësor i cili në të kaluarën ka mposhtur shumë boksier të dalluar si, Paul Briggs, Thomas Ulrich, O`neill Bell, Steve Cunningham, Jonathan Banks, Andrew Golota etj. Ai gjatë karrierës së tij ka humbur vetem nga Chad Dawson.

Artan Vërbica
7 Shkurt 2010
 
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.