RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Teuta Çuni debuton në boksin profesionist me fitore

2 min read

Baltiska Hallen, Malmo, Suedi, 10 Shtator 2010 – Teuta Çuni ka debutuar me fitore në boksin profesionist. Teuta mposhti në duelin e parë të saj, holandezen Arlene de Freitas me vendim unanim pas katër raundeve. Kjo është një ditë e madhe për boksin shqiptar femërore pasi tani e kemi mbretëreshën e parë në boksin profesionist. Çuni ka karierë të ndritshme në boksin amator ku ka arritur rezultate kulminante në të kaluarën në boksin amator.  Çuni ka qenë pesë herë kampione e Suedisë, ndërsa në vitin 2000 ka qenë kampione e evropës dhe me 2001 e treta në kampionatin botëror në boksin amator femërorë. Ajo ka zhvilluar 90 meçe në boksin amator ku ka shënuar 82 fitore dhe vetem 8 humbje. Këto rezultate tregojnë aftësinë e saj dhe ambiciet që i ka tani për boksin profesionist.

Teuta është e lindur në Prishtinë, mirëpo ka emigruar në Suedi me 1996. Ajo shumë shpejt u adaptua në Suedi ku mësoi boksin mjaft mirë duke sjellur medalje dhe shumë tituj për këtë vend, ndërsa ne shqiptarët krenohemi për sukseset e saja dhe që kemi një mbretëresh në boksin olimpik. Ajo nuk ka të ndalur dhe sukseset i kërkon edhe më tej, edhe pse 37-vjeçare, Teuta është e etëshme për rezultate të tjera. Sfidat tani që e presin janë mjaft të rëndësishme për karierën e saj. Ajo ushtron me trainerin e mirënjohur në Suedi, Carlos Zuniga. Teuta shpreson që çdo tre apo katër muaj të zhvillon ndonjë meç, mirëpo ajo ka mundësi që shumë shpejt të zhvillon një duel në Prishtinë para bashkëkombasve të vet. Kjo mbetet edhe dëshira më e madhe e saj. Teuta është e martuar dhe ka një vajzë pesë vjeçare e cila quhet Saranda.

Artan Vërbica
11 Shtator 2010

3 thoughts on “Teuta Çuni debuton në boksin profesionist me fitore

  1. me vjen mire per fitore e urime fitoren e par ne boksin profesionist,dhe te urojm qe se shpejti edhe te jesh kampione,ku dhe shpresojm se do te mbrrish deri ne titullin e kampiones .
    vetem suksese e besoj se do ta kesh perkrahjen e te gjithe shqiptarev,te them perkrahjen moreale.

    ju deshiroj pune te mbare

  2. Urime Teuta e ishalla suksese ne te ardhmen, se na e zbardhe ftyren.
    Artan, asht kan reni ni foto me ja publiku ne mesin e bokserave, mos e harroni.
    Pershendetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.