RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Terbunja shënon fitoren e tretë në boksin profesionist, ndërsa Dobroshi dhe Keta shënojnë fitore me KO në Oberhausen

2 min read

Ystad, Suedi, 1 Shtator 2012 – Naim Terbunja ka shënuar edhe fitoren e tretë në boksin profesionist. Terbunja përballë kishte boksierin lituanez me shumë përvojë Kirill Psonko të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve. Edhe një herë boksieri ynë dëshmoi se është klasë botërore dhe me këtë fitore ngritët lartë në ranglistën botërore të entit për statistika botërore Boxrec.com në pozitën 305 në Botë.Terbunja 3-0, dominoi ndaj Psonko 9-19-2 (6 KO) në të gjitha raunde. Ky është një progres mjaft i madh në rrugën e tij të rrugëtimit ky ai ka synimin, deri sa presim që sukseset e tij të janë vazhdimisht në rritje. Duelin e radhës Terbunja do të zhvilloj me 5 apo me 6 Tetor në Prishtinë. Kundërshtar i radhës mund të jetë braziliani Lazaro Dominguez.

Në këtë mbrëmje në Oberhausen të Gjermanisë u paraqiten edhe dy boksierët tanë shqiptarë Petrit Dobroshi dhe Gjetan Mike Keta. Dobroshi shënoi fitore me KO në raund të parë kundër bjelorusit Maksim Maximov3-4-1 (3 KO). Dobroshi 12-1-3 (3 KO) kthehet me fitore bindëse pas humbjes së pamerituar në dhjetor të vitit të kaluar kur u dëmtua drejtpërdrejt në rezultat në kundër favor të tij. Poashtu Gjetan Keta shënoi fitore me KO në raund të dytë ndaj një bjelorusi tjetër Aliaksei Volchan 19-15-2 (12 KO).

Kjo natë ishte mjaft e sukseshme për boksierët shqiptarë.

Kosovaboxing.org
2 Shtator 2012

1 thought on “Terbunja shënon fitoren e tretë në boksin profesionist, ndërsa Dobroshi dhe Keta shënojnë fitore me KO në Oberhausen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.