Terbunja, Kuçi dhe Zenunaj dhuruan spektakël në Prishtinë
3 min readTre boksierët tanë Naim Terbunja, Jetmir Kuçi dhe Dardan Zenunaj madhështuan mbrëmjen e boksit “Fight Night Boxing Prishtina”. Të tre boksierët dhuruan spektakël duke rikthyer kryeqendrën tonë në një arenë të pa parë në vendin tonë. Këtë e bëri edhe organizimi i përkryer në krye me promoterin Abedin Demolli dhe agjensionin tonë Kosova Boxing.
I pari që doli në skenë ishte boksieri ynë nga Peja i cili jeton në Belgjikë, Dardan Zenunaj. Ai pati përballë boksierin nga Hungaria, Zoltan Horwath 0-11 të cilin e mposhti me vendim unanim pas katër raundeve. Për Dardanin kjo ishte paraqitja e parë në Kosovë, deri sa u paraqitë mjaft mirë duke u njohur me publikun vendas. Kjo fitore Zenunaj është e treta në karrierë karshi një humbje. “Dua ti falenderoj të gjithë ata që më dhanë mundësinë të boksoj në Kosovë, dhe pritjen e mrekullueshme nga organizatorët” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.
Dueli i dytë ishte mjaft interesant ndërmjet boksierit tonë nga Shkodra Jetmir Kuçi dhe boksierit nga Bosna e Hercegovina, Emir Telalovic. Boksieri musafir deri më tani nuk kishte pësuar humbje në boksin profesionist, por Kuçi farë eksperiencës së tij ku ishte për një nuancë më i mirë. Kuçi tani ka bilanc prej 7 fitore (4 KO), 2 humbje. Gjyqëtarët e vlerësuanj këtë duel 60-58, 60-58 dhe njëri 59-59.
“Kam pasur probleme me këpucët e mija ku nuk di se çfare ndodhi sepse pata rëshqitje gjatë gjithë meçit. Jam paraqitur mirë mirëpo kisha frikën të jap maksimumin për këtë arsye” theksoi Kuçi për Kosova Boxing.
Ndërsa Emir Telaloviq ishte paksa i zhgënjyer me paraqitjen e tij. ” Nuk kam mundur të jap më të mirën. Kuçi ishte më i mirë dhe e përgëzoj për fitoren. Mendoj se eksperienca e tij më e madhe se e imja ishte përcaktuese” theksoi Telaloviq për Kosova Boxing.
Meçi kryesor i mbrëmjes dha atë që kënaqi shikuesit ishte ndërmjet Naim Terbunjes dhe polakut Bartelimij Grafka. Dueli i cili cilësohej të jetë më interesanti dhe doli të jetë i tillë. Terbunja filloi mirë duelin dhe mbante ritmin mjaft mirë nga raundi një deri katër, pati vështirësi në raundet e fundit pesë dhe gjashtë. Ai u gjet në vështirësi të madhe në raundin e pestë ku nga lodhja e tepërt që e kishte e pësoi një godtije të fortë, por ia arriti të triumfoj. Në raundin e gjashtë sërish Terbunja bëri paraqitje të fortë në fillimin e raundit por më pas pasoi lodhja e tij, por fitoi në fund ku gjyqëtarët e vlerësuan me 60-59, 60-58 dhe 59-59.
“Ishte një luftë shumë e fortë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe i falënderojë gjithë shikuesit që më përkrahën”, ka thënë Tërbunja për Kosova Boxing.
Kosova Boxing falenderon të gjithë ata që përkrahën këtë event. Sponzorët Hotel Swiss Diamond, Hotel Silver, Demolli Textil, Semitronix dhe Federatën e Boksit Profesionist të Kosovës.
Artan Vërbica
7 Tetor 2012

organizimi ka qen ne nivel,dueli i pare jo ne nivel ndersa dy te tjerat kane qen duele ne nivel.
andaj urime organizatoreve