Tefik Bajrami vs. Attila Makula dhe Armand Cullhaj vs. Mihajl Halas me 11 Maj në Podujevë
1 min readPrishtinë, 4 Maj 2013 – Kryeqendra e Llapit, Podujeva me 11 maj do të jetë ditë festive sa i përket sportit të boksit ku boksieri vendas Tefik Bajrami dhe Armand Cullhaj do të paraqiten para publikut llapijan. Bajrami i cili do të bokson para bashkëvendasve të vetë, do të synoj fitoren e radhës. Të njejtin synim do të ketë edhe Armand Cullhaj i cili për herë të parë do të boksoj para publikut kosovar.
Bajrami 6-1 (4 KO) përball do të ketë hungarezin Attila Makula 7-12-0 (3 KO). Ky meç do të jetë mjaft i vlefshëm për ecurinë e Bajramit për të ardhmen.
Cullhaj 12-3-3 (7 KO) do të ketë përball hungarezin nga Vojvodina Mihajl Halas 11-18-0 (7 KO). Duelin e fundit Cullhaj e ka zhvilluar vitin e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë ku shënoi fitore ndaj kroatit Marijan Markoviq. Në këtë mbrëmje të boksit do të zhvillohen edhe tre meçe amatore. I gjithë ky spektakël është organizuar nga Team Bajrami.
Kosovaboxing.org
4 Maj 2013