Tefik Bajrami sfidon titullin WBF-Interkontinental në Prishtinë
1 min readTefik Bajrami (10-1, 7 KO) me 22 tetor në kryeqendrën tonë në Prishtinë do të përballet me kroatin, Marino Golesh (21-7, 19 KO). Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin WBF-Interkontinental.
Për Bajramin kjo do të jetë sfida e dytë e një titulli. Ai më parë ka fituar titullin WBU-Europe. Këto janë tituj të vogël që shërbejnë për të ardhur mundësia për të boksuar për ndonjë titull më të madh.
Bajrami këtë vit ka zhvilluar edhe një meç tjetër. Ai në prill arriti të mposht gjeorgjianin, Grigol Abuladze me nakaut teknik në raund të parë. Këtë meç do ta organizoj klubi i boksit Llapi nga Podujeva i sapo themeluar. Në parameçe do të zhvillohen edhe tre meçe amatore.
Kosovaboxing.org
10 tetor 2016