Tefik Bajrami nënshkrruan me Skoko Box Promotion
1 min readTefik Bajrami ka nënshkrruar me ekipin nga Baden i Gjermanisë, Skoko Box Promotion. Ekipi Skoko menagjohet nga promoteri i njohur kroat Mirko Skoko. Bajrami dhe Skoko arritën kompromis rreth marrveshjes dhe luftën e parë Tefik Bajrami do të zhvilloj në Baden Wurtenberger me 23 Tetor.
Tefik Bajrami në të kaluarën ka zhvilluar karierë të sukseshme në diciplina luftarake si karate, full-contact, kick-box, thai-box dhe boks amator. Ai ishte për dy vite i lënduar dhe u rikthye me 8 Maj në parameç të vëllaut të madh Xhavit Bajrami ku mbrojti titullin e kampionit botëror në Prishtinë kundër Dimitrij Bezus. Tefiku u rikthye me sukses duke triumfuar ndaj malazesit Janko Kuzman me KO 2. Tefiku ka qenë kampion i Zvicrës me 2006 dhe nënkampion i Zvicrës me 2007 në kategorinë e rënd.
Kosovaboxing.org
10 Korrik 2010
Mburremi me kete sportist i cili bokson me zemer
Kam degjuar dhe pare disa here ne RTK kete bokser dhe mund te them se e ka karizmen e nje bokseri klasik, mendoj dhe besoj se mund te korr suksese edhe ne Boks.
i deshiroj suksese te medhaja
nga belgjika
afrimi