RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Tatli kundër Ecarnacion me 4 Shtator

2 min read

Boksieri perspektiv nga Prizreni, Edis Tatli 11-0 (2 KO) do të boksoj me 4 Shtator me spanjollin Rudy Encarnacion 21-17-2 (11 KO). Tatli deri më tani ka zhvilluar duele deri në gjashtë raunde ndërsa duelet e radhës do të jenë në tetë raunde, ku sfidat e mëdhaja tash vijnë për kosovarin e migruar shumë vite më parë në Finlandë. Dueli me spanjollin Encarnacion do të jetë sfidë e madhe pasi spanjolli deri më tani ka zhvilluar 40 duele profesioniste dhe ka përvojë të gjatë në boksin profesionist. Ai shquhet me goditje të forta ku 11 duele i ka përfunduar para kohe me ndërprerje, mirëpo ky fakt nuk e brengos boksierin tonë të cilën pret fitore me 4 Shtator.

Kjo do të jetë beteja e parë nga Tatli pasi ka kryer shërbimin ushtarak në vendin ku jeton në Finlandë. Tatli edhe pse ishte gjatë gjithë kohës në shërbim ushtarak, ai nuk është ndaluar asnjë herë të vazhdoj luftat e tij profesionale, gjë që edhe në kohën kryente këtë shërbim kishte boksuar në muajin Mars kundër Damien Martin të cilin e fitoi me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

“Jam duke u përgaditur mjaft shumë për këtë duel. Tani do të kem duele me tetë raunde dhe normal që është diçka më e veçantë për mua. Përgaditjet janë duke shkuar mirë dhe pres fitore” theksoi Tatli.

Tatli gjendet në klubin më të mirë të boksit në Finlandë, P3 Boxing Oy. Në këtë klub ushtrojnë edhe boksierët e mirënjohur si ish-kampioni evropian Amin Asikianen, Nico Jokkinen e shumë tjerë. Promoteri i Tatlit, Pekka Maki ka bashkëpunim të ngushtë me Saurland Event dhe mund shumë lehtë që Tatli të bashkohet ekipit nga Berlini që do të mund t`a menagjojnë së bashku.

Artan Vërbica
16 Gusht 2010

1 thought on “Tatli kundër Ecarnacion me 4 Shtator

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.