RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Suat Laze triumfon ndaj Cipolletta me vendim unanim

1 min read

Toskana, Itali, 8 Qershor 2012 – Suat Laze ka triumfuar ndaj italianit Nicolla Cipolletta me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Edhe pse këtë meç e kishim paralajmëruar se do të zhvillohet në tetë raunde, meçi u zhvillua në gjashtë, por rëndësi ka fitorja e boksierit tonë. Laze 20-4-1 (6 KO) kishte përballë një boksier të talentuar i cili kishte 9 meçe, 8 fitore (2 KO) dhe një humbje, ndërsa Laze i shkaktoi humbjen e dytë në karrierë.

“Ishte një meç i mirëseardhur për mua. E kisha frikën sepse nuk kisha stërvitje të mjaftueshme, por dola mjaft mirë. Që në fillim ia mora zemrën dhe ai gjatë gjithë meçit më ka ikur në ring. Për mua ka rëndësi fitorja dhe jam i gëzuar” theksoi Laze për kosovaboxing.org.

Boksieri ynë nga Durrësi, tani shpreson që në muajt e ardhshëm të boksoj për ndonjë titull. “Pas këtij meçi më erdhën disa kontakte nga disa menaxher. Shpresoj që gjatë verës të boksoj për një titull të rëndësishëm” tha në fund Laze.

Laze këtë vit ka zhvilluar dy duele, ku të dy meçet i ka fituar me vendim unanim.

Artan Vërbica
9 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.