RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Sonte: Chisora vs. Parker, Bivol vs. Richards, Eubank Jr vs. Morrison dhe Taylor vs. Jonas

2 min read

Mençesteri do të jetë në vëmendje sonte nga e gjithë bota pasi do të shënohet një ngjarje e rëndësishme e boksit, ku priten katër perballje të jashtzakonshme, secila me sfiduese se tjetra.

Dueli kryesor do të jetë ndërmjet britanikut Dereck Chisora (32-10-0, 23 KO) dhe ish-kampionit të botës, zelendasit Joseph Parker (28-2-0, 21 KO). Përballja do të jetë mjaft interesant dhe e paparishikueshme sa i përket fituesit, duke ditur kualitetin e dy boksierëve. Sigurisht që fituesi i kësaj përballje do të marrë një tjetër meç të vlefshme për titull bote.

Kyrgistanasi me nënshtetësi ruse, kampioni i botës (WBA Super) Dmitry Bivol (17-0, 11 KO) do të mbroj titullin kundër Craig Richards (16-1-1, 9 KO). Ndonëse Bivol konsiderohet favorit i kësaj përballje, britaaniku Richards është shquar me disa fitore të mëdha dhe jo rastësisht është kampion i Britanisë së Madhe. Ai deri te kjo sfide ka ardhur me fitore të rëndësishme dhe nuk do ta quaj befasi nëse e mposht Bivolin. Por, prapë se prapë e themë se Bivol është klasë tjetër dhe kjo mbetet të shihet sonte.

Dy britanikët, Chris Eubank Jr (29-2-0, 22 KO) dhe Marcus Morrison (23-3-0, 16 KO) do ta kenë një duel të jashtzakonshëm në 10-raunde. Se cili do të jetë fitues, mbetët të shihet, por edhe kjo perballje do të na jap emocione të jashtzakonshme.

Ndërsa mbretëresha e boksit femëror, Katie Taylor (17-0, 6 KO) do të mbroj titujt e kampionës së botës WBC, WBA, IBF dhe WBO kundër britanikës Natasha Jonas (9-1-0, 7 KO). Tylor pritet që mos të ketë ndonjë problem sa i perket fituesit, vetëm se mbetët të shifet a do të triumfoj me ndërprerje apo me pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.