RTK

RTKLive
17 Maj, 2024

Skender Halili shënon fitoren e shtatë në boksin profesionist

1 min read

New York, 11 Gusht 2012 – Skender Halili ka shënuar fitoren e shtatë në boksin profesionist. Fitoret e tij deri më tani janë shënuar të gjitha me ndërprerje. Ai për kundërshtar kishte boksierin amerikan Rashad Bogar 3-4-1 (2 KO). Pas dominimit të boksierit tonë, ai i dha fund meçit në raundin e tretë ku boksieri amerikan u gjet në dysheme, deri sa nuk i ishte në gjendje të vazhdojë më tutje. Kundërshtari i fundit i Halilit ishte boksieri më denjë deri më tani. Krahas tij, me sukses është duke boksuar edhe vëllau i tij më i madh Enveri i cili poashtu ka 2 meçe profesioniste, 2 fitore. Ndryshe nga Skenderi, vëllau i tij Enveri ka të kaluar të sukseshme në boksin amator.

Kosovaboxing.org
12 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.