Shpetim Shala kërkon fitoren e 11-të në Austri
1 min readBoksieri ynë perspektiv Shpetim Shala do të ngjitet në ring këtë fundjavë me 18 Qershor në ringun e Voesendorf të Austrisë. Shala i cili ka bilanc prej 10 fitoresh, pa asnjë humbje, do të synoj fitoren e 11-të në karrierën e boksierit profesionist. Kundërshtari i tij akoma nuk është përcaktuar por deri deri në fund të javës, kjo pritet të mësohet. Kosova Boxing kontaktoi disa ditë më parë me Shalën, i cili me padurim pret rikthimin e tij në vendin edhe ku debutoi në boksin profesionist. “Jam në përgaditje të vazhdueshme dhe pres të paraqitem sa më mirë në këtë meç. Eshtë ndjenjë e mirë të boksoj në Austri, dhe të gjithë presin fitore nga unë. Jam rikthyer tek treneri im që e kam pas këtu, dhe të gjithë më kanë pritur mirë” theksoi Shala. Boksieri ynë në dy vitet e fundit ka qëndruar në Kosovë duke shënuar pesë fitore, dhe tani ka vendosur që karrierën e tij, ta vazhdoj sërish në Austri dhe në Evropë.
Kosovaboxing.org
14 Qershor 2011