Shpetim Shala i gatshëm për sfidën e së dielës
2 min readPejë, 23 Mars 2010 – Jemi në prag të duelit të parë të boksit profesionist, nën organizimin e FboxProfK “Federata Profesioniste e Kosovës”. Kanë mbetur vetem edhe pak ditë ku do të shënohet një date historike për boksin e Kosovës. Data 28 Mars, fillon me dy duele të para profesioniste, ku do të boksojnë Shpetim Shala dhe Xhavit Visoka. Kosovaboxing.org kaloi një ditë të bukur në qytetin e Pejës, për ta shiquar nga afër formën e boksierit pejan, Shpetim Shala. Ai tashmë është duke stërvitur me ish-boksierin e gjeneratës së artë të K.B. Prishtina, tash trainerin, Zijadin Rama. Në një ambient të vogël sportiv të improvizuar nga traineri Zijadin Rama, në shtëpin e tij, të cilën e ka sakrifikuar për mbështetje për boksier të rinjë, u ndjejke një frymë sportive me atmosferë rinore. Në pikëpamjen e parë e ndjeva nostalgjinë e filmave të boksit. Klubi i përngjante një klubi të filmit “Rocky I” dhe poashtu në një murr ishte i varrur posteri i Rocky-t.
Shpetim Shala i motivuar sikur kurr më parë, ushtronte pa ja nda duke japur gjithëçka nga vetvetja për t`u përgaditur sa më mire për duelin që e pret të dielën në palestrën “Karragaqi” në Pejë. Pas 11-muajve pauze, ai do të ketë rastin të tregohet para publikut vendor se ka një të ardhme të shëndritur.
Traineri Rama, ka përzgjedhur dy boksierët e tij për sparring partner të Shpetimit. Ata janë Egzon Muqolli dhe Granit Zaqi. Të dy këta janë talenta të boksit në vështrimin e parë, treguan se kan potencial për të ardhmen.
“Shpetimi është në rrugë të mirë të suksesit. Kemi gjetur një bashkëpunim të ngushtë. E kam pranuar me plotë dëshirë bashkëpunimin, sepse ka zemër të boksierit, vullnet për punë dhe është i ndëgjueshëm. Suksesi i tij, nuk do të mungoj” deklaroi Zijadin Rama.
“Jam duke stërvitur mirë dhe shpresoj të paraqitem sa më mire para publikut tim, pejan. Kjo luftë do të jetë e mirëseardhur për mua” theksoi Shpetim Shala.
“Po mundohemi të organizojmë sa më mirë këtë mbrëmje. Publikut, pejan edhe atij kosovar do t`ju japim një shfaqje sa më të mirë të dielen. I ftojmë të jenë sa më shumë në palestrën Karragaqi. Dy meçe profesionale dhe gjashtë amatore, do t`a knaqin publikun” theksoi menagjeri i Shpetimit, Nexhmedin Zeka.
Artan Vërbica
23 Mars 2010