Shpetim Shala fiton me TKO 1, dhe Gëzim Tahiri me TKO 3
1 min readSchwechat, Austri, 30 Qershor 2012 – Shpetim Shala ka arritur për herë të dytë të fitoj titullin Internacional të Austrisë, në kategorinë gjysmë të rënd. Shala demoloi që në raundin e parë kroatin Gordan Glisic. Shala që në raundin e parë tregoi synimin e tij dhe nuk lejoi që kjo luftë të zgjasë më tepër. Ky është triumfi i 14-të (6 KO) në boksin profesionist ku Shala din vetëm për fitore. Kjo fitore gjithësesi do ta përparoj në ranglistat botërore. Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Gëzim Tahiri. Ai mposhti hungarezin Tamas Danko me TKO në raund të tretë. Kjo është fitorja e tretë e Tahirit në boksin profesionist në poaq ndeshje. Tahiri ka filluar boksin profesionist këtë vit dhe bokson në kategorinë “Cruiser”. Tahiri ka bagazh të madh në boksin amator, ku ka afër 200 meçe amatore dhe ka përfaqësuar Austrinë disa herë në kampionate evropiane dhe botërore.
Artan Vërbica
30 Qershor 2012
urime,urime