RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Shkodran Veseli impresionon me fitore

1 min read

Linz, Austri, 21 tetor 2017 – Shkodran Veseli ka triumfuar në mënyrë madhështore ndaj grekut, Dimitris Chios me nakaut teknik në raund të dytë. Ai ka lënë mbresa të larta në organizimin e 30-të eventit “Final Fight Championship”, organizatë mjaft e vlerësuar në kikboks dhe MMA. 

Veseli e filloi mirë përballjen që nga fillimi duke impresionuar me paraqitjen e tij, ndërsa grushtët e tij të fortë nuk arriti t’i duroj Chios, i cili pësoi humbjen e pestë në karrierë karshi 44 fitoreve, në 49 meçe në kikboks. Për Veselin ky ishte meçi i 100-të jubilar në karrierë. Ai ka karrierë brilante me bilanc prej 81 fitoresh, 18 humbjeve dhe një barazimi.

Për Veselin nuk do të ketë pushim të gjatë. Ai do të paraqitet sërish me 9 dhjetor në Vienë të Austrisë, ndërsa kundërshtari pritet që shumë shpejt do të mësohet. Planet për Veselin janë edhe më të mëdha me 2018. Ai pritet në pranverë të debutoj edhe në SHBA, gjegjësisht në Las Vegas dhe poashtu në Mars në Split të Kroacisë në eventin e organizatës së madhe ruse “W5”. Pra, sikur se këtë vit, edhe vitin e ardhshëm Shkodran Veseli pritet të jetë në fokus të ngjarjeve kryesore të kikboksit shqiptarë.

www.kosovaboxing.org
23 tetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.