Shemsi Beqiri kundër Foad Sadeghi me 7 Shtator
2 min readEkipi i madh i kikboksit SUPER SPORT CENTER organizon mbrëmjen e madhe e kikboksit shqiptar me 7 shtator në Bazel të Zvicrës
Kikboksieri më i mirë shqiptarë, Shemsi Beqiri do të zhvillojë duelin e radhës me 7 Shtator në Bazel të Zvicrës. Beqiri përball do të ketë ish-kampionin evropian në versionin WKA, austrianin Foad Sadeghi. Pas lëndimit dhe operimit, Beqiri është kuruar plotësisht dhe pas tetë muajve do të jetë sërish në ring. Kundërshtari i Beqirit, Sadeghi ka rekord impresionues, 35 fitore (18 KO), 8 humbje dhe një barazim.
Pas këtij dueli, Beqiri pritet që sërish të kryqëzoj dorezat në fund të shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ontario, ku në turneun e 10-të më të mirëve Glory, pritet të ndeshët me holandezin Robin Van Roosmalen.
Shemsiu deri më tani ka zhvilluar 80 meçe në kikboksin profesionist me rekord brilant prej 72 fitore (31 KO) dhe 8 humbje.
Në mbrëmjen e 7 Shtatorit, në Bazel do të paraqitet edhe anëtari tjetër i familjes Beqiri, Hysniu i cili përball do të ketë holandezin Robin Van Opstal. Hysniu poashtu është duke përndjekur gjurmët e vëllait Shemsiut ku deri më tani ka shënuar 32 fitore (24 KO) në 33 meçe.
Në mbrëmjen e 7 shtatorit do të paraqitetn edhe disa shqiptar të tjerë, ata janë: Mustaf Kicaj, Fatmir Vejseli, Xhavit Bajrami, Luan Bajrami, Beqir Veseli, Burim Aliu, Hamit Topalli, Sazan Mehmeti.
Kosova Boxing do t`ju sjell në vazhdim edhe më të rejat nga ky eviniment dhe poashtu një raport të gjërë nga kjo mbrëmje e kikboksit.
Biletat e kësaj ngjarje mund ti rezervoni në www.ticketkorner.ch
Artan Vërbica
2 Gusht 2013