RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Shefat Isufi kundër Ruben Eduardo Acosta me 22 maj

2 min read

Shefat Isufi do të ngjitet në ring me 22 maj në Malaga të Spanjës. Isufi (30-4-2, 22 KO) përball do ta ketë argjentinasin më shumë përvojë Ruben Eduardo Acosta (38-17-5, 13 KO). Ky duel do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë një rëndësie të rëndësishme për boksierin tonë, i cili pret që pas këtij dueli të marrë sërish një sfide të madhe për ndonjë titull botëror.

Përkundër problemeve që kanë pasur gjithë globi botëror me pandeminë, Isufi vitin e kaluar në muajin korrik ka pasur rastin të zhvilloj një meç, të cilin e mposhti kroatin nga Bosnjë e Hercegovina, Boshko Mishiq duke treguar një performancë të shkëlqyeshme. Tani pas dhjetë muajve ai vjen sërish në skenë ku me fitore eventuale, ai pritet të përparoj akoma në renditjet botërore.

Kundërshtari i Isufit, Eduardo Acosta ka një bagazhë të madh në boksin profesionist. Ai në vitin 2006 ishte kampion i Amerikës Jugore dhe një vit më pas me 2007 fitoi edhe titullin e më të mirit në Amerikën Jugore, kësaj radhe brezin e WBO-Latino. Për herë të dytë titullin e Amerikës Jugore e fitoi me 2009. Në karrierën e tij të boksierit profesionist, Acosta ka boksuar me ndër boksierët më të mirë të botës në dy kategoritë, super të mesme dhe gjysëm të rënd, si Callum Smith, Maxim Vlasov, Patrick Nielsen, Tyron Zeuge, Lolenga Mock, etj. Në 60 meçe ai vetëm katër herë ka pësuar me ndërprerje, përkundër shumë sfidave me boksier madhështor. Kjo tregon se ai është boksier mjaft cilësor i cili nuk bënë të nënçmohet.

Lajmin për Kosova Boxing e bëri daja i Isufit, Arben Aliji, i cili njëherit gjatë gjithë karrierës së boksierit tonë i ka qëndruar afër në të gjitha betejat.

www.kosovaboxing.org 
29 prill 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.