SHALA kundër romunit VASILE DRAGOMIR me 19 tetor
1 min readBoksieri ynë Shpetim Shala do të përballet kundër romunit Vasile Dragomir me 19 tetor. Dueli do të mbahet në qytetin e Pejës, ndërsa meçi do të zhvillohet në tetë raunde. Shala i cili në duelin e fundit fitoi ndaj çekut Tomas Adamek duke triumfuar për titullin WBF Internacional, synon fitore të re duke rritur bilancin e fitoreve, i cili deri më tani ka rekord prej 16 fitore (6 KO) në poaq meçe. Ndërsa romuni Dragomir cilësohet boksier i mirë i cili ka shumë përvojë, i cili deri më tani ka shënuar 21 fitore (10 KO), 10 humbje dhe një barazimi.
“Dragomir është boksier cilësor, dhe duke ditur kualitetet e tij, besoj publikut tim do ti jap një shfaqje të mirë” theksoi Shala për Kosova Boxing.
Kosovaboxing.org
23 shtator 2013