RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shala dhe Visoka shënojnë fitore në Pejë

2 min read

Palestra Karragaqi, Pejë, Kosovë, 28 Mars 2010 – Pranë afër 1.500 shikues në Karragaq, Shpetim Shala dhe Xhavit Visoka kanë shënuar fitore para publikut pejan.

Dueli kryesor i mbrëmjes u zhvillua mes Shpetim Shalës 7-0 (3 KO) dhe Michal Tomko 1-8-1 (1 KO). Shala nga raundi i parë tregoi shkathësi duke zhvilluar luftë të menqur. Fundi i duelit erdhi në raundin e tretë kur me një goditje të fortë i dha fund spektaklit me “Knock-Out” klasik, i cili kënaqi publikun e pranishëm. Ndryshe nga viti 2008 kur Shala e kishte mundur me pikë, ai sonte tregoi një klas më të lartë të një boksieri.

“Kam qenë i përgaditur për këtë duel dhe fitova. Mendoj të vazhdoj me aktivitete e mija, nuk mendoj të bëjë ndonjë pushim, ndoshta dy-tre ditë, do të filloj prapë me stërvitje me trainerin tim, Zijadin Rama ku e faleminderoj shumë për këtë përgaditje, shpresoj që të boksoj në muajin Maj në Tiranë. Jemi në negociate atje me organizatorët, nëse do të jetë e mundur, unë do të jem atje” deklaroi Shala për kosovaboxing.org.

Xhavit Visoka 6-1 (4 KO) ka realizuar edhe një fitore këtë vit. Ai sonte mposhti kundërshtarin nga sllovakia Slavomir Dendis 3-41-0 (0 KO). Visoka që nga fillimi ju vërsul duke hedhur pesë here në dysheme. Në fund të raundit të parë kundërshtari u dorëzua. Kjo ishte fitorja e dytë këtë vit për Visokën. Ai muajin e kaluar mposhti në pallatin e rinisë dhe sportive, Frantisek Pastor poashtu me ndërpreje në raund të parë.

Gjatë kësaj mbrëmje u zhvilluan edhe tre duele të boksit amator. Boksieri më i mirë i vitit 2009 i shpallur nga FboxK-së me 2009, Liridon Zeqiri (K.B.Drita) e mposhti boksierin Xhevat Krasniqi (K.B. Prishtina) me vendim unanim. Zeqiri edhe një here tregoi se është boskieri më i mirë kosovar. Poashtu u zhvilluan edhe dy duele tjera mes Bujar Zatriqi (K.B. Peja) dhe Brahim Kadiraj (K.B. Peja) duel që mbaroi me barazim. Njëashtu u përmbyll edhe dueli tjeter amator mes Arbër Elezaj (K. B. Peja) dhe Flamur Elezaj (K.B. Peja).

Kjo natë shënohet si e para që është organizuar nga FboxprofK – “Federata Profesioniste e Kosovës” e sapo formuar.



Artan Vërbica
29 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.