RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Sevdail Sherifi vazhdon karrierën në SHBA

2 min read

Sevdail Sherifi para hyrjes ne ring Boksieri ynë nga Presheva me rezidencë në Buchs të Zvicrës do të vazhdon karrierën e tij sportive në SHBA. Pikësynimi i tij do të jetë qyteti New York, ku Sherifi pret të bën disa takime atje me disa menaxher amerikan. Dëshira e tij do të jetë që boksin t`a përsosë në vendin ku dolën shumë kampion botëror, por kjo nuk do të varret gjithçka nga ai, pasi do t`i duhej edhe fati sportiv si çdo sportisti. “Në mesin e Janarit do të udhëtoj në SHBA. Për mua do të jetë një sfidë e madhe pasi boksi amerikan dhe ai evropian ndryshojnë shumë, por shpresoj të përshtaten dhe të mësoj edhe më shumë boksin atje” thekson Sherifi.

Sherifi deri më tani ka zhvilluar 12 meçe profesioniste ku ka rekord prej 9 fitore (8 KO), 1 humbje dhe 2 barazime.

“Besoj kam një përvoj solide për të vazhduar në Amerikë. 12 duele sa kam zhvilluar deri më tani do të më ndihmojnë sado pak për fillim” thekson Sherifi.

Ai vitin e fundit ka zhvilluar vetëm një luftë pasi për një vit kreu shërbimin ushtarak të Zvicrës, gjë që çdo banor i Zvicrës e ka për obligim.

“Më ka ngadalsuar ritmin e mirë që kisha pasi u desht të kryej ushtrinë e Zvicrës,  mirëpo arrita të zhvilloj një meç dhe besoj se edhe kjo është një përvojë e mirë për të ardhmen” tha Sherifi për Kosovaboxing.org.

Aktualisht në New York kemi dy boksier shqiptar, boksierin tonë të madh Elvir Muriqi i cili këto ditë pritet të nënshkruaj me një menaxher të madh në SHBA, dhe boksierin e talentuar Ilir Canolli. Së shpejti pritet që edhe boksieri ynë Naim Terbunja të merr sërish rrugën për New York ku sigurisht që New York-u do të bëhet përplot me boksier shqiptar.

Foto: Shpend Ahmeti

Përgatiti:
Artan Vërbica
23 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.