Sefer Seferi: Në fund të vitit do të boksoj për një titull të madh
2 min readBoksieri ynë Sefer Sefer është ndar i kënaqur me triumfin e tij në fundjavë ndaj Marko Angermann. Triumfi i tij në fund të raundit të 6-të solli gëzimin e shumë adhuresve shqiptar. Seferi përmes Kosova Boxing, ekskluzivusht tregon për të ardhmen e tij.
Kosovaboxing.org : Urime të përzemërta nga gjithë stafi i Kosova Boxing për triumfin tuaj.
Sefer Seferi : Faleminderit, çdo sukses i imi është edhe i juaji.
Kosovaboxing.org : Si shkoi meçi, sa e kishe të vështirë ndaj Angermann ?
Sefer Seferi : Në ditën e meçit kisha një grip me kokëdhimbje dhe maramandje, dhe isha pak i brengosur, por fatmirësisht çdo gjë shkoi sipas planit dhe unë realizova një fitore të vlefshme.
Kosovaboxing.org : Raundi i 6-të ishte përcaktues ku ti e shfrytëzove mjaft mirë dhe e përfundove në momentin e duhur ?
Sefer Seferi : Para duelit tim duhej të boksonte Dimitri Sartison, ndërsa meçi i tij u analua dhe unë u desha të hyj shpejtë e shpejt dhe akoma nuk isha nxehur. Në raundet e para isha pak i ngathët, por çdo gjë shkoi mirë më pas kur edhe e përmbylla para kohe.
Kosovaboxing.org : Kur do të keni meçin e radhës ?
Sefer Seferi : Po do të boksoj sërish në Gjermani në fund të muajit Mars dhe në muajin Maj. Ashtu janë planet tash për tash.
Kosovaboxing.org : I pranishëm në këtë meç ishte Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi i cili kishte ardh enkas për meçin tuaj.
Sefer Seferi : Po kjo më bëri të lumtur dhe më krenar, dhe ishte motiv shtesë të boksoj edhe më mirë. Luani e uroj Nuriun në fund të meçit ku e përgëzoi për fitoren. Ai kishte shkuar si kishte përfunduar meçi im. Ka qenë kënaqësi, Luani është legjend.
Kosovaboxing.org : A mund të shofim Seferin këtë vit për ndonjë titull të vlefshëm ?
Sefer Seferi : Shpresoj ka muaji Shtator të boksoj për ndonjë nga katër brezat. Por deri atëherë duhet të zhvilloj edhe tre duele.
Kosovaboxing.org : Ne si agjension ju dëshirojmë suksese dhe arritje të mëdha në synimet tuaja.
Sefer Seferi : Faleminderit shumë nga ju, se po jepni afirmim të madh për ne dhe për gjithë boksin shqiptar.
Intervista u zhvillua me 15 Shkurt 2012 nga Artan Vërbica.