RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Rregjistrohen katër boksier, një menagjer dhe një “cut-man” pranë FprofboxK

2 min read

Federata sapo e formuar profesioniste e Kosovës ka rregjistruar katër boksier, një menagjer dhe një “cut-man” pranë kësaj federate.“Federata e Boksit Profesionist e Kosoves me nje lobim të fortë dhe punë të palodhshme është duke ecur me hapa të shpejt drejt pranimit komplet në EBU ku fatmirsisht po ju jepet mundesia boksereve të Kosoves që me këtë licenc të boksojn në shtetet e jashtme të barabart me vendet e tjera, ku shihet fakti se shumë shtetas të huaj janë të interesuar të mobilizohen me licencën tanë dhe shpresoj qe deri ne fund te vitit 2010 do te jenë diku afër 200 boksier të licencuar nga Kosova dhe nga vendet tjera të Evropës” theksoj Menagjeri Gjeneral i FBoxProfK Nexhmedin Zeka.

Boksierët që janë licencuar janë:
Alessandro Giardino nga Italia i cili do të debutoj me 23.04.2010 në Varese të Italisë, në kategorinë Welter.
http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=533122&cat=boxer

Christian Bozzoni poashtu nga Italia me rekord 2-4-1 bokson ne Varese të Italisë dhe është pajisur me licencë të Kosovës.
http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=362545&cat=boxer

Sandor Ramosca nga Hungarian në kategorinë e mesme me rekord 8-3-0 është pajisur me licencë të Kosovës dhe do të boksoj në Veneto me 24.04.2010.
http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=492704&cat=boxer

Orial Kolaj nga Shqipëria me rekord 3-3-0 në kategorinë gjysmë të rënd rregjistrohet me licencë të Kosovës
http://boxrec.com/list_bouts.php?human_id=446845&cat=boxer

Poashtu në Federatën Profesioniste të Kosovës janë rregjistruar edhe menagjeri Lauri Augusto Fernando dhe doktori sportiv apo “cut-man” Marco Kogoj.

Federata e Boksit Profesionist e Kosovës  pritet që në muajin Qershor në Madrid të pranohet me të gjitha kompetencat në versionin EBU.

Kosovaboxing.org
23 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.