Robin Krasniqi boksieri i vitit 2018
2 min readKosova Boxing vazhdon me traditën e përzgjedhjës së boksierit më të mirë. Edhe ky vit ka qenë një vit me përplot ngjarjesh nga boksi profesionist, ku u veçuan disa boksier tanë si Edis Tatli, Agron Smakiçi, Kristian Prenga, Jurgen Uldedaj, por kurora e më të mirit i shkon boksierit junikas Robin Krasniqit. Krasniqi edhe me 2018 ka qenë boksieri më i suksesshëm shqiptarë duke pasur tre meçe, dy për titullin e kampionit evropian duke fituar kurorën e më të mirit të kontinentit të vjetër.
Krasniqi me 3 shkurt e hapi vitin 2018 me fitore kundër polakut Bartlomiej Grafka duke fituar me vendim unanim pas tetë raundeve. Ishte një para ndeshje para se të sfidoj titullin e kampionit evropian në versionin EBU që më vonë Krasniqit i dha kurorëzimin e më të mirit të kontinentit evropian.
Katër muaj më pas me 2 qershor Krasniqi realizoi suksesin më të madh në boksin profesionist. Pasi më parë fitoi titujt e mëdhenj si “WBO Europe”, “WBO Inter-continental”, “WBO International”, “WBA Continental”, ai bëri për veti edhe titullin EBU, titullin e kampionit evropian, që është më i vlerësuari. Në një duel sfidues ai e dërmoi rusin Stanislav Kashtanov duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore Krasniqi dëshmoi potencialin e tij duke e dëshmuar edhe një herë vlerën e tij të boksierit.
Për të përfunduar edhe më mirë vitin 2018 Krasniqi me 17 nëntor në Dessau të Gjermanisë mposhti spanjollin e pamposhtur, Ronny Landaeta duke e mposhtur me vendim unanim pas 12-raundeve. Me këtë fitore mbrojti titullin e kampionit evropian.
Krasniqi është boksieri që pesë herë ka fituar epitetin e boksierit më të mirë shqiptarë nga Kosova Boxing. Ai këtë çmim e fitoj edhe në vitet 2011, 2012, 2014, 2016 dhe tani me 2018.
www.kosovaboxing.org
9 janar 2019