RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Rikthehet Tefik Bajrami

2 min read

Ish-kampioni në shumë diciplina të arteve marciale, Tefik Bajrami do të rikthehet ringut me 24 Prill në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. Kampioni i shumëfisht në diciplina si karate, full contact, thai box, boks amator, e bëjnë Tefik Bajramin njërin ndër figurat më të shquara që kan pasur sportet tona luftarake. E them këtë sepse Tefiku që nga mosha rinore ka akorduar çdo element në sportet luftarake duke arritur suksese të jashtzakonshme. Ndryshe nga vëllau i tij, Xhaviti i cili filloi karrierën drejtpërdrejt në Japoni duke luftuar me emra të medhenjë, kurse Tefiku e ndërtoi veten pak më ndryshe. Ai pati një lëndim në dorë dhe kjo e largoi për një kohë të gjatë, për afër dy vite. Tani ai është riaftësuar ku ka sanuar lëndimin dhe nuk dorëzohet, do t`ia mësyj sfidave të reja. Kundërshtari i Tefikut për natën e madhe të 24 Prillit ende nuk është përcaktuar por kjo do të dihet shumë shpejt.

Gjatë karrierës së tij shumë vjeçare, ai arriti të fitoj shumë tituj dhe trofe, siç janë :

1998 – Kampion i Zvicrës në Karate
2000 –  Nënkampion i botës në Karate
2003 –  Kampioni i Zvicrës në Thai box amator
2004 – Kampion i Botës në versionin WKA- IASKA në Thai box amator
2005 – Kampion i Zvicrës në Thai box profesional
2006 – Nënkampion i Botës në Thai box profesional
2006 – Kampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd)
2007 – Nënkampion i Zvicrës në boksin amator (kategoria e rënd)

Këto janë titujt e boksierit të madh nga Dumoshi i Podujevës. Ai tashmë do të mbush 33-vjet, por akoma nuk ka përfunduar. Ai është i urritur për tituj tjerë, shpresojmë që sukseset e Tefikut nuk do të mbarojnë me kaq. Nga përshtypja ime e analistit të boksit, Tefik Bajrami ka pasur një talent të rrallë, kisha me thane edhe më të shquar se vëllau i tij, Xhaviti, mirpo lëndimi që pësoi e ngadalsoi karrierën e tij.

Kjo ështe një pasqyrë e vogël për Tefik Bajramin. Në ditët e ardhshme do t`ju sjellim më shumë për biografinë e tij në rubrikëm e kick-boxierëve.

Artan Vërbica
20 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.