Rikthehet me fitore Albi Sadikaj
1 min readWashington, 14 mars – Tiranasi me vendbanim në Maryland të SHBA-së, Albi Sadikaj është rikthyer me fitore në boksin profesionist. Sadikaj i cili pati një aksident jetësor u detyrua të rrij larg ringut për një vit e gjysmë, dhe kur të tjerët nuk e kishin besuar se ai do të rikthehet, ai gjenë forcën dhe vullnetin dhe rikthehet furishëm me fitore me KO në raund të dytë. Ky ishte meçi i tretë i tij në boksin profesionist dhe fitorja e tretë e tij me nakaut. Ai mposhti debutuesin Jose Alexis Riviera me ndërprerje teknike në raund të dytë.
Kosova Boxing i dëshiron shëndet, fat dhe suksese të mëtejme në vazhdimin e karrierës së tij.
Kosovaboxing.org
15 mars 2015