RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Revanshi Joshua vs. Usyk në muajin prill

1 min read

Joshua dëshiron titujt ti kthej sa më parë, ndërsa Fury duhet të pres akoma të ballafaqohet me Joshuan

Revanshi ndërmjet Oleksander Usyk dhe Anthony Joshua pritet të caktohet shumë shpejt. Sipas promoterit të dy boksierëve, Eddie Hearn, meçi mund të caktohet në muajin prill dhe vendi i ngjarjes pritet të jetë sërish Anglia.

Se Joshua është një trim i vërtetë, tregon edhe fakti që ai dëshiron të realizon atë që e kanë pasur në kontratë duke mos i ikur ballafaqimit të sërishëm me Usyk.

Dy promoterët më të mëdhenjë në botë Eddie Hearn që menaxhon Joshuan dhe Bob Arum dhe Frank Warren që menaxhojnë Tyson Furyn, kanë pasur biseda mes tyre që të anashkalohet revanshi Usyk dhe Joshua, për shkak se nëse Joshua pëson përsëri atëhere nuk do të mund të ballafaqohet me Furyn, gjë që dy taboret do të humbin qindra milion dollar. Por, Joshua nuk ka dashur të ndëgjoj për ofertat e tyre. Ai dëshiron sa më parë ti kthej titujt e tyre që besoj se do ti hakmeret Usyk-ut kësaj radhe.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.