RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Ramë Kuqi boksieri më i mirë për nder të ditës së çlirimit të Gjakovës

2 min read

Për nder të ditës së çlirimit të Gjakovës, të dielen në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë u mbajt turneu i boksit, organizator i të cilit ishte KB Gjakova 137. Siç kanë bërë të ditur drejtuesit e FboxK-së në këtë turne janë zhvilluar gjithësej 13-lufta ku edhe përkundër temperaturave të larta që mbreteruan, u zhvilluan disa duele mjaft interesante. Në kategorinë deri 69 kg, Bujar Zatriqi nga K.B.Peja u takua me boksierin nga K.B. Gjakova 137, Krijan Shehajt gjë që u zhvillua një luftë shumë e papastër çka gjyqëtari në ring Agim Tahiraj i diskualifikoj të dy pas ndëshkimit me nga dy vërejtjeve publike. Lufta tjetër ishte interesante mes Burhan Zenelit, K.B. Trepça 89 dhe Talan Nura, K.B. Sportcentër Gjakovë, ku Zeneli trimufoj duke shkëlqyer në këtë luftë. Boksieri më i mirë i turneut u shpall Ramë Kuqi nga K.B. Gjakova 137 ku mposhti boksierin Nevzat Ramën nga K.B. Trepça 89 nga Mitrovica.

Rezultatet:
51 kg – Yll Morina (K.B. Gjakova 137) vs Lirim Bajrami (K.B. Fushë Kosova) – 1:1
54 kg – Fatos Ferizi (K.B. Kosova Vushtrri) vs Besart Reshitaj (K.B. Prizreni) – 1:1
60 kg – Shkëlqim Muja (K.B. Prizreni) vs Dëfrim Morina (K.B. Gjakova) – 2:0
60 kg – Ramë Kuqi (K.B. Gjakova 137) vs Nevzat Rama (K.B. Trepça 89) – 2:0
64 kg – Gëzim Galica (K.B. Kosova Vushtrri) vs Fetah Laskovica (K.B. Kastrioti) – 1:1
64 kg – Naser Shala (K.B. Prizreni) vs Besart Xhafa (K.B. Trepça 89) – 1:1
64 kg – Rahman Rahmani (K.B. Fushë Kosova) vs Brahim Kadrijaj (K.B. Peja) – 2:0
69 kg – Buraj Zatriqi (K.B Peja) vs Krijan Shehaj (K.B. Gjakova 137) – DQ
75 kg – Burhan Zeneli (K.B. Trepça 89) vs Talan Nura (K.B. SportCentër) – 2:0
75 kg – Mërgim Hasani (K.B. Fushë Kosova) vs Korab Neziraj (K.B. Peja) – 2:0
81 kg – Sait Kadrijaj (K.B. Prizreni) vs Arbër Elezaj (K.B. Peja) – 2:0
91 kg – Rasim Arifi (K.B. Kastrioti) vs Adrian Syla (K.B. Gjakova 137) – 2:0
+91 kg – Egzon Muqolli (K.B. Peja) vs Lulzim Zeqa (K.B. Sportcentër) – 2:0

Kosovaboxing.org
15 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.