Qato dhe Lama triumfojnë në përballjet e tyre
1 min readDy boksierët tanë Kreshnik Qato dhe Festim Lama kanë triumfuar në përballjet e tyre gjatë kësaj fundjave. Qato i cili boksoi para publikut të vet në Londër, përball kishte boksierin nga Hungaria, Attila Kiss, 11-69-3 (2 KO) të cilin e mposhti me vendim unanim pas 6 raundeve. Kjo është fitorja e parë për boksierin tonë këtë vit. “Kam pasur përgatitje shumë të mirë, aq në form kam qenë sa ndeshjen se kam ndjer fare. Ndeshja shkoi me pikë, por shumë e pastër si ndeshje dhe ishte teknike” theksoi Qato për Kosova Boxing. Qato me këtë fitore arriti rekordin e tij në 30 fitore (5 KO) dhe 8 humbje në boksin profesionist. Ndërkohë në Belfast të Irlandës boksoi edhe boksieri perspektiv, 23-vjeçari, Festim Lama. Lama 3-1-0 (1 KO) përball kishte boksierin e pamposhtur në 4 meçet e para në boksin profesionist Alfredo Meli 4-1-0 (2 KO) të cilin e mposhti pas 6 raundeve.
Kosovaboxing.org
23 shkurt 2014