Qamil Balla shënon fitoren e dytë në boksin profesionist
1 min readThe Melbourne Pavilion, Victoria, Australi, 7 Shtator 2012 – Qamil Balla ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Balla 2-0-1 (2 KO) përballë kishte boksierin australian Matt Bune 1-2-0 të cilin e mposhti me nakaut teknik në raund të dytë.
Balla kishte debutuar në boksin profesionist me barazim në Maj të këtij viti, ndërsa pastaj shënoi dy fitore të vlefshme. Boksieri ynë meçin e radhës do të ketë me 26 Tetor, ndërsa kundërshtari i tij do të përcaktohet shumë shpejtë.
Kosovaboxing.org
8 Shtator 2012