Presidenti Nishani takon boksierin tonë të mirënjohur Kreshnik Qato
1 min readTiranë. 19 Shkurt 2013 – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të ngrohtë e miqësor, kampionin e njohur shqiptar të boksit për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshnik Qato. Kreu i shtetit shprehu kënaqësinë për këtë takim tejet të veçantë dhe theksoi se arritjet e boksierit shqiptar kanë bërë krenar çdo shqiptar. Presidenti Nishani çmoi përkushtimin dhe shpirtin e garës që boksieri Qato ka treguar në ringun profesionist, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e tij për sportin dhe gjithë të rinjtë që duan të ndjekin shembullin e kampionëve tanë. Nga ana e tij, kampioni i botës për peshat super të mesme në Federatën IBC, Kreshik Qato falenderoi Presidentin Nishani për këtë pritje të ngrohtë e miqësore dhe u shpreh se nuk ka motivim më të madh për çdo sportist sesa të ngrejë lart flamurin shqiptar.
Kosovaboxing.org
19 Shkurt 2013