RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Porter refuzon 2 milion $ kundër Crawford

2 min read

Shawn Porter (31-3-1,17 KO) ka refuzuar ofertën 2 milion $ të boksoj kundër kampionit aktual botëror në WBO, Terrence Crawford (37-0, 28 KO). “E kuptoj gjendjen e tanishme dhe krizën globale, por 2 milion dollar, janë shumë pak” theksoi ish-kampioni i botës.

33-vjeçari përkundër tre humbjeve në karrierë nga Kell Brook, Erol Spence Jr dhe Keith Thurman, konsiderohet ndër më të mirët në botë dhe ai ka potencial të vazhdueshëm dhe shihet nga ekspertët si mjaft premtues. Së fundmi mposhti gjermanin Sebastian Formela duke fituar brezin WBC Silver.

Caku i ekipit promovues TOP RANK ishte që kundër Crawford të boksoj me legjendën Manny Pacquiao, por ky i fundit iu kërkoi 40 milion $. Dhe pastaj bisedimet filluan me Porter ku oferta e tyre 2 milionshe duket shumë e vogël për kampin e Porterit. Gjithsesi do të mbetët të shihet se a do ta rrisë TOP RANK ofertën e tyre për të ardhur te meçi me Porter.

“Definitivisht mendoj se Porter meriton më shumë. Ai ka tre humbje nga Kell Brook, Erol Spence Jr dhe Keith Thurman, të gjitha i ka pësuar me vendim të gjyqëtarëve, por ka mposhtur edhe shumë kampion të mëdhenj si Adrien Brooner, Danny Garcia, Devon Alexander, Julio Diaz, Paul Maliggnagi, Andre Berto, etj. Dhe renditet më së larti në tre versionet botërore në kategorinë velter, WBC#1, IBF#2, WBO#1, dhe çuditrisht në WBA nuk është në mesin e 15-të më të mirëve” prandaj oferta deri 4 apo 5 milion $ do të ishte serioze” thekson Artan Vërbica.

www.kosovaboxing.org 
19 shkurt 2021 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.