Portal: Muaji Janar sjell disa duele interesante
4 min readMuaji i ftohtë Janar është gjithëmonë në heshtje sa i përket dueleve të boksit, mirpo në muajin e parë të vitit ka gjthënjë spekulime për duelet që mund të ndodhin në këtë vit, prandaj në sportin fisnik është muaj i nxehtë. Gjatë fundvitit që lam pas u spekulua dhe u fol shumë për duelin që mund të ndodh mes dy legjendave Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Në fillim të vitit bisedmet mes dy taborëve përfunduan dhe u vendos që dy kampionët e mëdhenjë të ndeshen me 13 Mars në MGM Grand në Las Vegas. Pas disa ditëve marrveshja e arritur u prish sepse Mayweather e akuzoi filipinasin Pacquiao se po shfrytëzon mjetet e ndaluara shfrytëzuese Steroide. Një ditë më vonë Pacquiao doli me një komunikatë tjeter duke e quajtur Mayweather-in frikacak dhe duke e mbrojtur autoritetin e tij, Pacquiao në fund tha se do ta padis në gjyqë për shpifje. Mirpo e gjitha bota dëshiroi ti shohë katër here kampionin në kategori të ndryshme Mayweather dhe gjashtë herë kampionin ne kategoritë të ndryshme Pacquiao. Ajo që mbete tani mister është se a do të ndodh apo jo ky duel, apo do te jemi protagonist të shohim disa mbrojte te titujve ne disa kategori tjera.
WBA-Kampioni botërorë në kategorinë “Featherweight” Yuriorkis Gamboa do të mbroj titullin e kampionit botërorë për herë të dytë kundër Roger Mtagwa me 23 Janar në Madison Square Garden në New York. Për Yuriorkis Gamboa 16-0 (14 KO) do të jetë mbrojta e dytë e titullit botërorë të cilën e kishte fituar vitin e kaluar kundër Jose Royas me TKO 10. Gamboa mbrojti për here të parë titullin kundër Whyber Garcia me TKO 2 duke treguar cilësit e kampionit botërorë.
Kubanezi Gamboa konsiderohet talenti më i madh i kohës së sotme. Fituesi i medaljes së artë olimpike synon që ta mbaj gjatë titullin e kampionit botërorë por edhe do të jetë kërcnimi më i madh i kësaj kategorie. Në kategorinë “fatherweight” nuk ka kampion apsolut sepse të katërt brezat mbahen nga katër boksier të ndryshëm dhe mund të ndodh shumë lehtë që titujt të unifikohen këtë vit. Kampionët e tjerë si Elio Rojas – WBC, Cristobal Cruz – IBF, Steve Luevano – WBO do t`a kenë shumë të vështirë ti mbajnë titujt e tyre. Kërcnimi i tyre quhet Yuriorkis Gamboa.
Gjermani Sebastian Sylvester 32-3-0 (15 KO) do të mbroj titullin e kampionit botërorë të versionit IBF në kategorinë e mesme për here të pare kundër spanjollit Pablo Navascues 24-1-1 (16 KO). Sylvester gjatë karieres së tij ka zhvilluar shumë duele me boksier të njohur duke u nisur nga Felix Sturm, Javier Castillejo, Amin Asikainen e shumë tjerë duke treguar cilësi të lartë të boksierit kualitativë.Në parameç Sylvester vs Navascues do të boksojnë edhe dy perspektivat e kategorisë së rënd, bullgari Kubrat Pulev 4-0 (2 KO) dhe gjermani, Edmund Greber 9-0 (6 KO). Kubrat Pulev kampion European në boksin amator me 2008 në Liverpool dhe i treti në kampionatin botërorë në Mianyang me 2005 do të ketë për kundërshtar boksierin me përvojë të madhe në boksin profesionist, Oleg Platov-in. Platov 28-1-0 (22 KO) gjatë karieres ka boksur me shumë boksier të njohur si kampionin European, Danny Williams, pastaj kampionin botërorë Henry Akinwande, duke i mposhtur të dytë, mirpo Pulev merr guximin në fillim të karierës së tij në boksin profesionist dhe do të boksoj me ukrainasin mjaft të forte. Ky duel do të jetë në interes të vaçant për adhuruesit e boksit dhe për mua si analist të shof se sa është i përgaditur Pulev për sfida të mëdha në fillim të karieres. Nëse Pulev fiton këtë duel të rëndësishëm atëhere pas Povetkin dhe Boytsov, ai do të fiton një rrespekt të lartë tek adhuruesit e boksit. Ai do të quhet kërcnim për çdo kundërshtar por si duke tai nuk do të pres më shumë se tre apo katër lufta të sfidoj ndonjë titull European.
Ndërkohë Edmund Greber 9-0 (6 KO) nuk e ka atë të kaluarën në boksin amator dhe është vetem 21-vjeçar dhe duhet të investohet mjaft në të, mipro ekipi i tij Saurland me vite do të kalit këtë boksier të cilit talenti nuk i mungon.
Artan Vërbica
14 Janar 2009