RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Pacquiao dominoi meçin me Vargas, por nuk impresionoi

2 min read

pacquiao-vs-vargasThomas & Mark Center, Las Vegas, SHBA, 5 nëntor 2016 – Manny Pacquiao ka arritur të rikthej titullin a kampionit të botës (versioni WBO) në kategorinë velter. Ai dominoi meçin kundër Vargas duke përfunduar meçin në të mirë të tij, me vendim unanim pas 12-raundeve. 

Pacquiao (59-6-2, 38 KO) e filloi meçin mirë që nga raundi i parë duke filluar dominimin, ndonëse ishte raundi i parë dhe shikonte gabimet e Jessie Vargas (27-2, 10 KO). Në raundin e dytë arriti të gjejë pikën e dobët të Vargasit ku pas disa goditjeve arriti ta gjuaj në dysheme me një direkt të majtë. Ishte nakdovni i parë dhe që rezultoi me fitore të filipinezit, ku më pastaj vazhdoi dominimin, ku pesë raundet e para i fitoi të gjitha. Raundi i gjashtë ishte raundi më i mirë i Vargasit ku e fitoi këtë raund, por që Pacquiao riktheu dominimin në raundet shtatë, tetë dhe nëntë. E dhjeta ishte një pikë rikthimi e Vargas ku ishte më i mirë, por ishte e tëra që arriti ta bëjë. Pacquiao në raundet e fundit njëmbëdhjet dhe dymbëdhjetë ishte më i mirë duke fituar pastërt përballjen. 

Fitorja u vlerësua nga tre gjyqëtarët. Dy e vlerësuan me 118-109 dhe njëri 114-113. Me këtë fitore riktheu titullin e botës, por tani Pacquiao dëshiron lufta të mëdha kundër Floyd Mayweather, Gennady Golovkin, Danny Garcia apo Canelo Alvarez.

Gjithsesi fitorja ishte e merituar por jo impresive. Pacquiao tani do të mbush 38-vite, por si duket kundër gjeneratës së rë që po e mbizotrojnë boksin e tashëm do ta ketë të vështirë. Ai duhet të penzionohet dhe do të vazhdoj të jetë njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave.

Artan Vërbica
6 nëntor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.