RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Nuri Seferi, rikthehet në ring me 21 maj

1 min read

Nuri SeferiBoksieri ynë Nuri Seferi pas 15-muajve pushimi ka vendosur ti rikthehet sërish ringut. Ai me 21 maj në Olten të Zvicrës do të boksoj me bullgarin Yavor Marinchev. Ky meç do të zhvillohet në tetë raunde.

Marinchev është boksier më shumë përvojë. Edhe pse bilanci i tij duket jo impresiv prej 11 fitoresh (6 KO) dhe 25 humbje, ai renditet lartë në boxrec.com si i 94-ti në botë dhe është boksier i respektuar. 

Marinchev në vitin 2010 ka boksuar me boksierin tonë Arnold Gjergjaj ku humbi me vendim unanim pas 6-raundeve. Mirëpo Kosova Boxing ka pasur rastin ta shoh edhe nga afër në vitin 2011 kur ai shënoi fitore ndaj kroatit me nënshtetësi zvicërane, Ivo Andelic me vendim unanim pas 6 raundeve në Bad Ragaz të Zvicrës.

Kosovaboxing.org
13 maj 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.