RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi nuk njeh moshë

4 min read

Artan Vërbica
29 maj 2019 

Në një organizim të mrekullueshëm në Kirchberg të Zvicrës, javën që lam pas u zhvillua një organizim nga “NSB Promotion” apo “Nuri Seferi Promotion” duke lënë të admirohet dhe duke dëshiruar që të përsëritet. Ishin zhvilluar gjashtë meçe të boksit amator dhe tre meçe të boksit profesionist, ku ndër tjera këtë event e pasuroi edhe paraqitja e Arnold Gjergjajt me fitore me vendim unanim afrikanin Elvis Moyo.

Por, ajo që ne na la mbresa është forma e Nuri Seferit. Edhe pse 42-vjeçar boksieri ynë nga Korrita e Gostivarit po vazhdon marshimin e tij drejt fitoreve të reja, drejt ngritjes, që nuk e ka ndërmend të ndalet. Dhe shtohet pyetja. Pse të ndaloj, asesi jo. Ai me formën që po tregon, vullnetin, vetëbesimin e tij, sportit të boksit ka për ti dhënë edhe mjaft shumë.

Këtë shkrim ia dedikoj të gjithë adhuruesve shqiptarë të boksit dhe një numri të madh të adhuruesve të Nuri Seferit. Isha i implikuar në përzgjedhjen e kundërshtarit të Nuri Seferit, dhe Kosova Boxing me bashkpunim tani më 13-vjeçar me vetë boksierin e falenderojmë për besimin e dhënë. Të përcjellësh një dekadë e gjysmë një sportist, apo një boksier si Nuri Seferi, ndjehem krenar dhe me fat që kam pasur këtë mundësi. Të gjithë ngritjet e tij dhe zbritjet janë histori në vete që do ti shpalosim në një libër të vërtetë të këtij kolosi i cili asnjëherë nuk u dorëzua, duke dyluftuar me shumë peripeti, vështirësi, mundime, lëndime, sfida, duke kërkuar suksesin e tij. Dhe jo vetëm të tij, por ai në çdo vend të botës ngriti flamurin dy krenar dhe përfaqësoi denjësisht gjithë kombin shqiptarë.

Për datën e duelit 25 maj ishte caktur për kundërshtar gjermani Kai Kurzawa. Ai u kundërshtua nga Komisioni i boksit profesionist të Zvicrës. Dhe kjo u bë vetëm tre javë para përballjes kur tani Nuri Seferi kishte bërë gjithë përgatitjet për këtë kundërshtar. Jam i bindur se çdo boksier tjetër nga ky moment ose do të tërhiqej ose do të caktonte datë te re, por jo, Nuri Seferi kërkoi nga unë zavendësimin dhe dëshiroi ti mbetej besnik adhuruesve të tij që mezi po prisnin duelin e tij të radhës. Ajo që më befasoi Nuriu ishte i vendosur, ai kërkonte më të mirin, çoftë edhe kampionin e botës. Dhe ajo që unë i propozova nga tre kundërshtarët e denjë që për hirë të bashkpunimit me këta boksier dhe korrektësisë nuk dua ti përmend me emra, Nuri zgjedhi më të mirin. Ai ishte palastinezi i fuqishëm Rad Rashid i cili kishte përvojën e madhe, i cili kishte boksuar me shumë boksier cilësor. Rashid menaxhohej nga menaxheri shqiptarë Arijan Bajrami. Në bashkpunim me Bajramin arritëm deri te marrëveshja, por duhet pranuar se Bajrami ishte në një mënyrë shumë të vështirë. E para Rashid ishte shok i mirë i tij dhe njëkohësisht boksier i tij, në anën tjetër Nuriu ishte bashk-kombas dhe adhurues i tij. Duhet pranuar se emocionet e tij ishin të përziera dhe ndihma e tij ishte mjaft e madhe për realizimin e kësaj super përballje.

Meçi Seferi dhe Rashid ishte luftë për gjatë tetë raundeve, gjë që tregon edhe fakti që dy herë, një herë në fund të raundit të pestë dhe në fund të raundit të fundit u deshtën dy taboret për të ndërhyrë për të ndalur përballjen. Dueli në të gjitha raundet ishte sfidues me aksione nga dy boksierët. Përkundër rivalitetit meçi ishte i pastërt nga dy boksierët. Meçi deri në raundin e pestë ishte si i barabartë, por atëhere kur duhej të bëhej dallimi ishte Nuri Seferi i cili fitoi tre raundet e fundit duke fituar me meritë meçin.

Fitorja impresionoi të gjithë duke treguar se Nuri Seferi akoma ka për ti dhënë boksit. Pas meçit u konstantua edhe një gjë tjetër që Nuriu në këtë përballje kishte boksuar edhe i lënduar. Gjuri i tij pas meçit u mbush me ujë, apo asteoatriti. Kjo edhe më shumë bënë këtë boksier të madh në çdo pikëpamje. Në përgjithësi Nuri Seferi jo vetëm këtë herë, por edhe shumë hera tjera tregoi madhështin e tij. Jo rastësisht ai me 2012 nga agjencioni Kosova Boxing u zgjedh si Ikonë e boksit shqiptarë. Këtë titull në mënyrë ceromoniale ia kishim dedikuar pasi kishte mposhtur serbin Nenad Stankovic në Shkup, disa ditë pas këtij triumfi.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.