Nuri Seferi mposht serbin Dusan Krstin me nakaut teknikë në raund të gjashtë
1 min readOlten, Zvicër, 21 maj 2016 – Kundërshtari i parashikuar i Nuri Seferit, Yavor Marinchev u zavendësua në ditët e fundit me serbin, Dusak Krstin. Ky meç u zhvillua në prani të një numri të konsiderueshëm shqiptarë, ku nuk mungoi përkrahja nga gjithë komuniteti ynë gjatë gjithë meçit.
Serbi Krstin një nacionalist i përbetuar serb, e pati të vështirë të tregon forcën ndaj Seferit i cili mbizotroi meçin, ndërsa në raund të gjashtë pas goditjeve të një pas njëshme nga Seferi, Krstin u dorëzua. Kjo fitore për Seferin erdhi pas 17 muajve pauze. Ai ka bilanc prej 37 fitoresh (21 KO) dhe 7 humbje. Ndërsa për serbin Krstin kjo ishte humbja e 4-të në karrierë karshi 5 fitoreve (1 KO).
Kosovaboxing.org
23 maj 2016