RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nuri Seferi kundër Giulian Ilie në parameç të Klitschko vs. Thompson

2 min read

Boksieri ynë Nuri Seferi përfundimisht ka mësuar se do të zhvilloj meçin e radhës me 7 Korrik në Bern të Zvicrës, në parameç të Wladimir Klitschko dhe Tony Thompson. Pas disa tentativash dhe dilemash se a do të boksoj në Tiranë, Shkup, Prishtinë apo në Bern, ai këtë e ka përfunduar dilemën duke nënshkrruar kontratën se fundi, dhe përballja e tij do të zhvillohet në kryeqytetin Zvicëran, ku për kundërshtar do të ketë boksierin rumun Giulian Ilie.

Këtë meç e ka realizuar menaxheri Erol Ceylan i cili është pronar i dy boksierëve, edhe Nuriut por edhe rumunit Ilie. Fituesi do të fitojë shumë ku menaxheri Ceylan do të investojë më shumë tek fituesi, por shpresojmë që Nuriu nuk do të ketë ndonjë problem. “Jam në formë shumë të mirë dhe poashtu me peshë qëndrojë taman. Shpresoj që të dal fitues” theksoi Seferi.

Rumuni Ilie, ka gjithësej 25 meçe profesioniste me rekord prej 18 fitore (5 KO), 5 humbje dhe 2 barazime. Ai radhitet i 68-ti në botë nga boxrec.com, deri sa Nuriu në ranglistën e fundit ka zbritur për 7 vende më poshtë ne versionin WBO, nga i 5-ti në 12-ti. Por, ky duel dhe fitorja gjithësesi Nuriu do të ngirtë aty ku ishte. Nuriun nuk e brengosë lëvizja e tij më poshtë në versionin WBO, për te është më e rëndësishmja paraqitja në këtë meç, dhe ai pas operimit po ndihet për mrekulli. “Për mua është një sprovë shumë e rëndësishme mbas operimit në këmbë dhe shëndetin që kam. Jam në formë të jetës dhe kjo është e arsyeshme për mua” tha Nuri Seferi për Kosovaboxing.org.

Ka pasur zëra se në parameç Klitschko dhe Thompson do të boksojë edhe Arnold Gjergjaj dhe Butrint Ramam por deri më tani nuk kemi shumë informata. Për më të rejat tjera do t`ju lajmërojmë.

Artan Vërbica
21 Qershor  2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.