RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Nuri Seferi 90.0 kg, Sandro Siproshvili 89.6 kg

1 min read

Essen, Gjermani, 28 Maj 2010 – Sot në ambientët e qendrës tregtare në “Libecker Platz” në Essen janë mbajtur peshimet zyrtare për duelet e vlefshme që do të zhvillohen neser mbrëma në Veltins Arena në Gelsenkirchen. Ajo që për ne ishte në interes, ishte peshimi i boksierit tonë Nuri Seferi i cili doli 90.0 kg ndërsa kundërshtari Sandro Siproshvili doli, 400 gram më i lehtë, 89.6 kg.

Kosovaboxing.org ju sjell disa foto dhe një pasqyrë rreth duelit Seferi dhe Siproshvili. Shpresojmë në fitoren e Nuri Seferit neser …

Dueli Seferi dhe Siproshvili do të jetë lufta e fundit e parameçit Klitschko dhe Sosnowski. Ky duel do të transmetohet në TV RTL të Gjermanisë, SuperSport të Shqipërisë, por vetem dueli Klitschko dhe Sosnowski por kemi informacione se në fund të duelit do të ipen sekuencat më interesante nga dueli i Nuri Seferit, kurse shiquesit shqiptar në SHBA do të kenë mundësinë ta shohin duelin në Pay-per-View.

1 thought on “Nuri Seferi 90.0 kg, Sandro Siproshvili 89.6 kg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.