Nuri dhe Sefer Seferi në ring me 1 prill në Burgdorf
1 min readDy vëllezërit, Nuri dhe Sefer Seferi do të ngjiten në ring me 1 prill në Burgorf të Zvicrës. Të dy boksierët tanë do të kanë meçe të rëndësishme, ku Nuriu do të boksoj për ngritje në plasman kundër boksierit hungarez, Laszlo Hubert (48-21-1, 32 KO) meç tetë raundesh.
Ndërsa Seferi do të sfidoj titullin WBF-Intercontinental kundër boksierit brazilian me nënshtetësi spanjolle, Marcelo Ferreira Dos Santos (22-10-1, 18 KO).
Të dy boksierët janë duke stërvitur me intenzitet të lartë duke dëshiruar të paraqiten sa më mirë para publikut vendas. Sipas një bisede që patëm me menaxherin e Nuriut dhe Seferit, z. Eroll Ceylan në Malmo të Suedisë fundjavën që lamë pas, dëshira dhe synimi i tij do të jetë revanshi ndërmjet Nuri Seferit me Firat Arslan në muajin qershor. Arslan gjatë javës së kaluar mposhti boksierin tonë Gzim Tahiri në Stamboll me dorëzim në raund të dytë dhe pritet që Nuriu të dal fitues kundër Hubert me 1 prill, dhe gjithçka do të jetë e mundur dhe e hapur.
Artan Vërbica
22 mars 2017