RTK

RTKLive
5 Maj, 2024

Ndahet nga jeta legjenda e boksit olimpik Teofilo Stevenson

2 min read

Havana, Kubë, 12 Qershor 2012 – Sot në moshën 60-vjeçare ka ndrruar jetë kampioni i trefishtë olimpik Teofilo Stevenson. Kubanezi vdiç nga një sulm në zemër. Vdekja e tij e hershme preku çdo adhurues të boksit në Kubë, por edhe më gjerë.  Gjatë karrierës së tij Stevenson ka mbajtur disa nofka nga adhuruesit si “Gjentelmeni”, “Çekani” etj, sepse ai ka qenë me të vërtet zotëri në ring dhe 95% të meçeve i ka përfunduar me KO.

Medaljen e parë të artë olimpike e fitoi me 1972 në Mynih të Gjermanisë. Katër vite më vonë me 1976 në Montreal të Kanadasë e përsëriti suksesin duke fituar sërish medaljen e artë. Në Moskë me 1980 sërish fitoi medaljen e artë, duke u berë idhull jo vetëm në Kubë, por në tërë botën. Stevenson ka pasur rastin edhe në vitin 1984 në Los Angelos të fitoj medaljen të artë olimpike, për herë të katërt, por atë botë të gjitha shtetet komuniste bojkotuan pjesëmarrjen dhe Kuba ishte njëra ndër to së bashku me Rusinë që nuk morën pjesë.

Stevenson së bashku me Felix Savon (Kubë) dhe Lazslo Papp (Hungari) kanë fituar nga tre medalje të arta olimpike.

Stevenson është lindur në Xhamajka, por ai si i vogël është shpërngulur në Kubë me familjen e tij, ku prindërit e tij ishin vendosur si fermer në provincën Las Tunas në pjesën lindore të Kubës. Boksin e kishte filluar si 14 vjeçarm ndërsa sukseset e tij kanë qenë të panumërta. Në vitet e fundit Stevenson ishte nënkryetar i Federatës së boksit të Kubës.

Atij i kishin ofruar meçin milionës me Muhammed Ali, por regjimi kubanez dhe ai personalisht e kishin refuzuar. Ai kishte thënë: “Unë më shumë preferoj të më dashurojnë 8 milionë kubanez se i gjithë ari i botës të jetë i imi”.

Me Teofilo Stevensonin kishte pasur rast të bisedoj i ndjeri traineri ynë legjendar Lah Nimani dhe gazetari ynë i ndjerë Fehmi Sejdiu.

Më tepër do t`ju japim fjalë edhe nga dy legjendat tonë të boksit Aziz Salihu dhe Mehmet Bogujevci ku e kishin takuar në olimpijadën e vitit 1980 në Moskë.

1 thought on “Ndahet nga jeta legjenda e boksit olimpik Teofilo Stevenson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.