RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Naim Terbunja operohet me sukses

2 min read

Naim Terbunja ka operuar dorën e djathtë me sukses. Terbunja i cili lëndoi dorën në fillim të këtij viti në takimin që kishte përfaqësuesja e Suedisë me përfaqësuesën e Anglisë, Terbunja boksoi me anglezin Frank Buglioni ku e mposhti me vendim unanim 3:0, mirpo lëndoi dorën dhe kjo i shkaktoi probleme dhe është dashur patjetër të ketë ndërhyrje kirurgjike, pasi ligamenti i dorës së majt ishte i këputur dhe nuk mundi ta sanoj pa ndërhyrje kirurgjike. Përndryshe boksieri më i mirë i boksit amator në këto vitet e fundit tash duhet të pushoj deri pesë javë për të filluar përgaditjet sërish. Terbunja pjesmarrës në Lojrat Olimpike në “Pekin 2008” dhe fituesi i shumë turneve botërore, ndër të cilat edhe fitues i turneut më të madh në botë “New York Daily News” dhe “National Golden Gloves” është perspektiva më e madhe e boksit shqiptar. “Kan qenë disa muaj të vështir për mua, sepse as mjekët nuk ishin të sigurt për ndërhyrjen kirurgjike. Por më pastaj vendosëm bashkarisht dhe shpresoj të mos kem më problem” theksoi Terbunja. “Do të filloj menjëherë javën tjetër me vrapime të lehta. Më duket se jam rilindur sërish, sepse isha nën presion të madh” tha Terbunja.

“S`do fshehi më dhe do t`ju tregoj adhuruesve të mij nepërmjet Kosova Boxing, për të ardhmen time. Gjatë muajit Gusht do të udhëtoj në SHBA në Los Angjelos tek promoteri i njohur Al Haymon. Ai është duke më pritur qe një vit dhe shpresoj të nënshkruaj me te. Do të vendosin disa detaje të vogla, se parimisht me ka ofruar kushte të mira, mirpo nëse e shof se diçka nuk është në rregull, do të sqyrtoj edhe disa thirrje në Europë tek disa promoter mëdhenjë që nuk dua t`i përmendi për momentin. Më përshtatet Amerika dhe dua të filloj boksin profesionist atje, ku besoj do të kem shumë suksese në boksin profesional në Amerikë” deklaroi për Kosovaboxing.org.

Kosovaboxing.org i uron shërim të shpejt dhe rikthim në ring. Për çdo lajm për Naim Terbunjën do t`ju informojmë. Jemi në prag të kampionatit evropian kurse Naimi për shkak të lëndimit nuk merr pjesë, mirpo përshëndet të gjithë pjesmarrësit shqiptar dhe i uron suksese.

Artan Vërbica
3 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.