RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Muriqi: Miller nuk ka asnjë gjasë kundër Joshuas

1 min read

Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë i të gjitha kohërave, Elvir Muriqi mendon se Miller nuk ka asnjë gjasë për të mposhtur Joshuan. Muriqi dhe Miller janë nga i njejti qytet rezident në New York, ndërsa në të kaluarën janë menaxhuar për një kohë nga menaxheri i njejtë Greg Cohen.

Muriqi dhe Miller kanë stërvitur shumë herë bashkë dhe kanë zhvilluar disa herë edhe sparring së bashku. “Miller është shumë i ngadalshëm. Gëzohem që Millerit po i ipet ky rast, por vështirë do ta ketë shumë. Joshua është kampion i vërtetë botëror dhe nuk do të ketë ndonjë rezik nga ai” thekson Muriqi për Kosova Boxing.

Dueli Joshua dhe Miller do të zhvillohet më 1 qershor në Madison Square Garden në New York e vlefshme për titullin e kampionit të botës në versionet WBA, IBF dhe WBO.

www.kosovaboxing.org
14 shkurt 2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.