RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Mosley rikthehet me fitore

1 min read

Mosley mposht Mayorgan për herë të dytë

Shane Mosley v Ricardo MayorgaForum Inglewood, Kalifornia, SHBA, 29 gusht 2015 – Dy ish-kampionëtë botëror, Shane Mosley dhe Ricardo Mayorga janë takuar mbrëmë në Forum Inglewood në Kalifornia të SHBA-ve. Për Mosley rikthimi në boks ishte pas 20-muajve. Ai mposhti argjentinasin Ricardo Mayorga me nakaut në raund të gjashtë.

43-vjeçari shfaqi duel të bukur ku në raund të gjashtë me një goditje të fortë goditi argjentinasin në stomak duke e përfunduar meçin. Ky ishte dueli i tyre i dytë, pasi me 2008 ishin takuar për herë të parë Mosley dhe Mayorga ku edhe atë duel e kishte fituar Mosley me nakaut në raund të 12-të.

Ky ishte dueli i 58-të në karrierë duke shënuar fitoren e 48-të (40 KO) karshi nëntë humbjeve dhe një barazimi. Ndërsa për Mayorgan kjo ishte humbja e 9-të karshi 31 fitoreve (25 KO) dhe një barazimi në karrierë.

Kosova Boxing
30 gusht 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.