UFC : Mirko Cro-Cop Filipovic shënon fitore ndaj Anthony Perosh me ndërprerje
2 min readSydney, Australi, 21 Shkurt 2010 – Mirko Cro-Cop Filipovic shënoi fitore kundër australianit, Anthony Perosh me ndërprerje në raund të dytë. Dueli ishte mjaft interesant ku Cro-Cop në raundin e dytë pas një seri goditjesh dhe kacafytjesh në dysheme e lëndoi kundërshtarin, shkak që edhe referi i ndeshjes e ndërpreu meçin, ku Cro-Cop u shpall fitues. Pas afër 20-vite karrierë nepër ringje të ndryshme, ai nuk e ka ndërmend ti jap fund karrierës luftarake. Ishte pritur mjaft shumë nga australiani i talentuar për këtë ndeshje, ku mediat nga Australia e kishin quajtur një test për të, por ja doli që Cro-Cop ende është në formë të mirë. Ju flasim pak për sukseset dhe jetën e kroatit :
Mirko Cro-Cop Filipovic nga K-1 deri në UFC !
Mirko Cro-Cop Filipovic, është një përrallë e asaj që mund të quhet. Një luftëtar i madh i ringjeve të K-1 e deri te UFC – “Ultimate Fighting Championship”. Polici nga njësiti anti terrorist i divizionit special të Kroacisë që ka arritur mjaft shumë në karrierën e luftëtarit.
Filloi me boksin amator duke zhvilluar, 45 meçe, 40-5 (31 KO). Më pastaj vazhdoi në K-1 duke zhvilluar një rekord prej 16-7 (11 KO). Gjatë kësaj periudhe ai mposhti emra të njohur si Mike Bernardo (Afrikë e Jugut) me TKO 1, Musashi (Japoni) me TKO 2, Peter Aerts (Holandë) me vendim unanim pas 5-raundeve, Remy Bonjasky (Holandë) me TKO 2 dhe Bob Sapp (Amerikë) me KO 1. Ndërsa ka humbur nga kick-boxieri ynë Xhavit Bajrami (Kosovë) në “Grand Prix Brave 1999” me vendim unanim pas 3-raundeve. Pastaj ka humbur nga Ernesto Hoost (Holandë) dy herë me KO 3 (Low Kick në vitin 1996) dhe KO 3 ( body shot me 1999), poashtu nga legjenda tash i ndjerë Andy Hug me vendim unanim pas 5-raundeve dhe nga Mike Bernardo me TKO 1.
Pas këtij suksesi në K-1 dhe në përgjithësi në Kick-Box ai sprovoi vetën edhe në sportin tjetër luftarak MMA dhe UFC duke shënuar rekord prej 26-7-2 (20 KO), gjë që e bëri të bëhet emër i madh edhe në këto diciplina. Në vitin 2006 fiton titullin e kampionit botërorë apo siç e quajnë titullin më të madh në UFC, “Pride” që do të thotë Mburrje. Ai fiton dy emra të medhenjë Hedehiko Yoshida (Japoni) me TKO 1 (Low Kick) në gjysmë finale dhe Wamderlei Silva (Brazil) me KO 1 (Head Kick).
KosovaBoxing.org ju sjell edhe lajme nga sporti MMA dhe UFC për ata adhurues të këtij sporti. Sport Shqiptar ka në gjirin e kësaj discipline, luftëtar të mëdhenjë si vëllezërit Ilir dhe Agron Latifi, Edmond Xhelili dhe Agim Abdullahu.
Artan Vërbica
22 Shkurt 2010