RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Besim Kabashi, dhimbja dhe krenaria e terë botës sportive

3 min read

Salla e Kuqe, Prishtinë, 10 Dhjetor 2011 – Republika e Kosovës, qytetarët e saj, sportistët, sportdashësit, por edhe të gjithë shqiptarët anekënd botës humbën njërin nga sportistët më të spikatur që kishin. Sepse Besim Kabashi ishte vërtetë i vecantë. Kështu tha sot ndër të tjera, Ministri i Kulturës, Rinsië dhe Sportit, z.Memli Krasniqi, në mbledhjen komemorative për kampionin e botës në Kik-Boks, Besim Kabashin, i cili vdiq ditë më parë në Gjermani. Të pranishëm ishin familjarë, miq të Kabashit dhe shumë sportistë.

Ministri Krasniqi tha se vdekja e Besim Kabashit ishte një tronditje dhe humbje shumë e madhe, por, shtoi ministri, ai la emrin e tij të skalitur në arë në arenën e sportit që e përfaqësonte.  Ai theksoi po ashtu se Besimi nuk ishte thejshtë vetëm një sportist.

“Ai do të kujtohet, përvec për kontributin e tij sportiv, edhe për bashkëpunimin vllazëror që kishte me të gjithë shqiptarët duke vizituar shpesh edhe Kosovën, duke respketuar institucionet, duke ndihmuar në vazhdimësi dhe duke qenë gjithnjë përkrah Federatës së Kik Boksit të Kosovës, duke bashkëpunuar me media dhe duke qenë gjithmonë i hapur për opinionin publik dhe i gatshëm të ndihmojë në cdo drejtim”, tha ministri Krasniqi, teksa ka shtuar se Besim Kabashi do të mbetet për gjithë kohën një shembull i mirë për gjenerata të tëra sportistësh.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Kik-Boksit të Kosovës, z.Fatmir Makolli tha se sportistëve dhe federatës Besimi do t’iu mungojë shumë. Ai ka treguar se si shumë kik-boksierë, dhe federata në terësi, kanë pasur mbeshtetje të vazhdueshme nga Besim Kabashi.

Duke folur në emër të Komunës së Istogut, kryesuesi i Asamblesë Komunale, z.Demë Cetaj, tha se humbja e Besimit është një dhimbje për gjithë shqiptarët anekënd, e vecanërisht për qytetarët e Komunës së Istogut. Ai ka treguar për jetën si fëmijë dhe momentet e ngritjes së Besim Kabashit në karrieren si kik-boksier.

Në emër të familjes Kabashi, Januz Kabashi, vëllai i Besimit, ka falenderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komitetin Olimpik të Kosovës, gjithë sportistët dhe shqiptarët anekënd, për përkrahjen dhe ndarjen e dhimbjes gjatë këtyre ditëve. Besim Kabashi u lind me 27 Shkurt 1976 në Gurrakoc të Istogut. Deri në moshën 14 vjecare, Besim Kabashi jetoi në Kosovë. Ai iu bashkua babait të tij, i cili prej vitesh punonte në Gjermani, nga viti 1968. Besimi, si ri, 17-vjeçar, filloi të stërvisë në klubin “Klein”, fshehurazi prindërve të tij. Në vitin 1996 kalon tek klubi “Martial Arts Studio” në Augsburg, tek Davut Sidal. Ai pauzoi 5 vjet nga sporti i kik-boksit, mirëpo për asnjë moment në mendjen e tij nuk u largua ky sport i ringut.  Në vitet 2007 e 2008 u bë kampion i Evropës në verzionin WKA, mbi 95 kilogram. Pas këtij suksesi, ai i bashkohet vëllezërve Steko, duke u bërë pjesë e Steko Team, për të qenë pjesë e mbrëmjeve galla të kik-boksit, siç janë ato Steko-s Fight Night. Në vitin 2008, Kabashi mori titullin e Kampionit të botës në versionin WKA, kategoria deri në 95 kilogram, të cilin titull e mbrojti edhe në vitin 2009. Në maj të vitit 2010, Besim Kabashi u ngrit në peshë duke kaluar në kategorinë mbi 95 kilogram,  dhe përballë Peter Vondraçek rrëmbeu brezin e kampionit të botës edhe në këtë kategori.

Nga Sherbimi per Marredhenie me Publikun i MKRS te Kosoves.

Foto : Gani Kosumi

Përgatiti : Avdush Cakaj / kosovaboxing.org
10 Dhjetor 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.