RTK

RTKLive
25 Janar, 2025

Me 27 Prill do të debuton Naim Terbunja

1 min read

Boksieri më i mirë amator shqiptar në dhjetëvjetëshin e fundit Naim Terbunja, do të debutoj me 27 Prill në qytetin rezident të tij në Linkoping të Suedisë. Terbunja për kundërshtar do të ketë serbin Vladimir Spasojevic i cili ka rekord prej 4 fitore (3 KO), 2 humbje dhe 1 barazimi. Terbunja ka pritur mjaft gjatë për të debutuar në boksin profesionist, pas problemeve me lëndim të dorës, pastaj operimit,  dhe vazhgitjes së vizës amerikane, i cili priti për afër 1 vit. Më në fund vendosi që ti jap fund të gjithave dhe mos të pres më, prandaj të gjithë adhuruesit e tij, do ti gëzohen debutimit të tij. Fituesi i dorëzës së artë “Daily News Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves” pa dyshim problemeve të tij të gjata, mbetet talenti më i madh i boksit shqiptar. Pjesëmarrësi i Lojrave Olimpike “Pekini 2008” do të rikthehet aty ku edhe duhet të ketë vendin, në majën e boksierëve më të mirë. Terbunja ka kualitete të klasit të boksierëve botërore, prandaj shpresojmë të ketë suksese të mëdha në boksin profesionist, siç kishte në boksin olimpik.

Artan Vërbica
24 Mars 2012

1 thought on “Me 27 Prill do të debuton Naim Terbunja

  1. Hajde urime e ishalla me fat,e shpresoj dhe mendojm qe naimi do i mbrri titujt qe i deshiron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.