RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Mbrëmje e shqiptarëve me 27 qershor në Nordrhein-Westfalen në Gjermani

1 min read

Bes NimaniBoksierët shqiptarë, Besar Nimani, Armand Cullhaj, Sefer Seferi dhe Erzen Rrustemi do të zbresin në Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë me 27 qershor. Këtë përmbledhje e ka bërë Berat Nimani duke munduar ti mbledh disa nga më të mirët që këtyre viteve kanë bërë shumë për boksin shqiptar.

Besar Nimani, 18-1-0 (15 KO) dorezat do ti kryqëzoj me hungarezi Peter Orlik. 10-9-1 (2 KO). Ky meç do të zhvillohet në 10-raunde.

Armand Cullhaj, 17-5-3 (11 KO) do të boksoj kundër kroatit Bosko Misic, 4-2-0 (4 KO). Ky meç do të zhvillohet në 6-raunde. 

Sefer Seferit, 19-0 (17 KO) akoma nuk ju ka përcaktuar kundërshtari, ndërsa deri në fund të javës pritet edhe ky të boksoj.

Erzen Rrustemi, 8-0 (8 KO) përball do të ketë turkun Ata Dogan, 14-26-1 (5 KO). Dueli i Rrustemit do të jetë në 6-raunde.

Kosova Boxing.org
23 qershor 2015  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.