RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Matjet zyrtare nga Las Vegas: Terbunja 76.7 kg, ndërsa Bellows 77.1 kg

2 min read

Sam’s Town Hotel, Las Vegas, SHBA, 10 maj 2018 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në Las Vegas ku sonte boksieri ynë Naim Terbunja (10-2, 1 KO) do të përballet me boksierin vendas anerikan, Lanell Bellows (17-2-1, 10 KO).

Meçi do të zhvillohet në tetë raunde dhe do të jetë i një rëndësie të madhe për Terbunjën cili rikthehet pas 20 muajve duke kërkuar suksesin dhe duke kërkuar krenarin. Njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë në dy dekadat e fundit si në boksin amator dhe atë profesionist, beson se ka shumë për ti dhënë sportit fisnik.

Në matje zyrtare Terbunja doli të ishte 76.7 kg, ndërsa amerikani Bellows ishte 77. 3 kg. Pasi që ekipi i boksierit kundërshta kishin kërkuar që meçi të zhvillohet në “catch-weight” deri në 170 pounds apo 77.1 kg, Bellows doli më i rënd, 77.3 kg. Komisioni i boksit profesionsit të Nevadës e detyroi sipas rregullave që Bellows të rikthehet pas 1 orë për të zhvilluar prapë matjen. Në herë e dytë ai kapi kilogramët e kërkuar.

Terbunja është boksieri i parë shqiptarë që po bokson në Las Vegas në një eviniment madhështorë të Mayweather Promotions. Kjo do të jetë një sfidë e madhe e tij ku shpresojmë Terbunja të dal fitues.

Kosova Boxing është në vendin e ngjarjes, aty ku Terbunjës i duhet më së shumti përkrahja.

Meçin e Terbunjës gjithë dashamirët e boksit mund ta përcjellni në faqen zyrtare të Maywether Promotion në facebook nga ora (4 pm me kohë të Las Vegas-it,  7 pm me kohë të New York-ut dhe 01:00 të mëngjesit me kohën evropiane).

Nga vendi i ngjarjes Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.