Matjet Zyrtare nga Basel – Gjergjaj 106.3 kg dhe Zarate 103.3 kg
1 min readNë Basel te Zvicrës, të premten janë kryer matjet në prag të meçit mes boksierit kosovar Arnold Gjergjaj dhe atij nga Argjentina Emilio Ezequiel Zarate. Në mecin e tij te 24-të, Gjergjaj synon që të vazhdojë me ritmin e fitoreve, duke qenë pa humbje në 23 duelet paraprake, 17 prej te cilave i ka mbyllur me KO. Në anën tjetër kundërshtari i tij i ardhur nga Buenos Aires i Argjentinës, Zarate, ka 18 fitore, 12 humbje dhe 3 barazime. Në matjet zyrtare, Gjergjaj ka dalë 106,3 kg, kurse Zarate 103,3 kg.
Kundërshtari i tij nga Argjentina, Zarate ka gjatësi të njejte me atë të Gjergjajt, 197 cm dhe do te jetë interesant të shihet se në çfarë forme do t’i kundervijet boksieri kosovar, kur për herë të parë në karrierë do të ketë një kundërshtar me gjatësi te tij. Dueli zhvillohet sonte në mbrëmjen e boksit në Basel e cila fillon nga ora 20:00, kurse Gjergjaj pritet të ngjitet në ring rreth orës 22:30.
Interesimi për të përcjellur duelin e Gjergjajt nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër, Gjermani, Francë e Itali eshte jashtezakonisht i madh dhe organizatori ka berë të ditur që pjesa më e madhe e biletave të dala në treg janë shitur. Dueli mes Gjergjajt e Zarates do te jepet në RTK së shpejti në kuadër të emisionit Arena Sportive me 23.03.2014.
shresoj ne fitore te sigurt